LAJMI I FUNDIT:

Joshua reagon edhe në rrjetet sociale pas humbjes ndaj Ruiz Jr: Urime kampion

Joshua reagon edhe në rrjetet sociale pas humbjes ndaj Ruiz Jr: Urime kampion
Foto: Anthony Joshua/Facebook

Anthony Joshua ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes ndaj Andy Ruiz Jr duke e uruar boksierin meksikan.  

Boksieri britanik e ka pësuar humbjen e parë në karrierë dhe atë duke u rrëzuar katër herë nga kundërshtari i tij, Ruiz Jr, i cili fitoi në raundin e shtatë me nokaut teknik.

Ruiz Jr me këtë fitore arriti të unifikojë titujt e peshave të rënda në IBF, WBA dhe WBO, duke ardhur në këtë duel si zëvendësues, pasi Jarrell Miller doli pozitiv në testet anti-doping dhe u suspendua.


Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt
Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Pas humbjes, Joshua foli fjalë të mëdha për meksikanin duke e cilësuar si boksier të mirë dhe kundërshtar të fortë dhe korrekt.

Andy Ruiz Jr e rrëzoi katër herë Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ndërsa, tani ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për t’ia uruar fitoren Ruiz Jr.

Joshua: Më mposhti një boksier i mirë
Lexo po ashtu Joshua: Më mposhti një boksier i mirë

“Kjo është nata e Andyt, urime kampion”, ka shkruar Joshua në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Andy Ruiz Jr. është kampioni i ri botëror i peshave të rënda dhe meksikani i parë që shpallet kampion bote në këtë kategori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori