LAJMI I FUNDIT:

Joshua: Planifikoj mbajtjen e rripave për 10-15 vite, nuk shqetësohem për tre meçet e radhës

Joshua: Planifikoj mbajtjen e rripave për 10-15 vite, nuk shqetësohem për tre meçet e radhës
Joshua me tre brezat që mban aktualisht është më i kërkuari për meçe

Anthony Joshua këmbëngul se ai është i përqendruar në mbajtjen e rripave të tij “me çdo mjet” pas fitores së tij në raundin e 10-të kundër Carlos Takam në Cardiff të shtunën në mbrëmje.

Kampioni 28-vjeçar i botës në WBA dhe IBF i peshës së rëndë të peshave të rënda pësoi një thyerje të hundës përpara se të shkatërronte kamerunaso-francezin e ashpër për një fitore të 20-të të njëpasnjëshme me nokaut.

Joshua nuk rrëzohet nga froni, mbron titujt me nokaut teknik ndaj Takam (Foto/Video)
Lexo po ashtu Joshua nuk rrëzohet nga froni, mbron titujt me nokaut teknik ndaj Takam (Foto/Video)

Promoteri i njohur i boksit, Eddie Hearn planifikon të vendosë tri luftime për Joshuan në vitin 2018, por ylli i pamposhtur është më i fiksuar në një strategji afatgjatë për 10 vitet e ardhshme.


“Unë jam duke u përqendruar vetëm në mbajtjen e rripave të mia me çdo mjet”, ka thënë Joshua pas fitores së tij ndaj Takam në Principality Stadium të Cardiffit.

Fjalët e para të Joshuas pas mbrojtjes së titujve IBF dhe WBA: Tifozët donin ta shihnin Takamin në tokë pa ndjenja
Lexo po ashtu Fjalët e para të Joshuas pas mbrojtjes së titujve IBF dhe WBA: Tifozët donin ta shihnin Takamin në tokë pa ndjenja

“Mendoj se WBA ka një vend të detyrueshëm kështu që tre luftërat (meçet) e mia të ardhshme mund të jenë një detyrim që duhet të plotësoj nëse dua të mbaj rripat”.

20 duel – 20 fitore, 20 nokaut

“Në mendjen time, unë jam vetëm duke u përqendruar në mbajtjen e rripave të mia dhe duke bërë mirë nga këtu dhe duke fituar e fituar”.

“Nuk ka të bëjë me luftën e 21-të ose me luftën e 22-të, janë rreth 15 luftëra (meçe) këtu – 10 apo 15 vjet”.

Joshua duke mbajtur rripat e tri kategorive: IBF, WBA dhe IBO (Getty Images)

“Nuk jam vetëm i shqetësuar për tre luftërat e mia të ardhshme, unë kam për të planifikuar strategjinë afatgjatë me Rob dhe Eddie”, përfundoi anglezi.

Fytyra e Carlos Takam pas meçit ndaj Joshuas (Foto)
Lexo po ashtu Fytyra e Carlos Takam pas meçit ndaj Joshuas (Foto)

Mbi 75,000 tifozë mbushën stadiumin kombëtar të Uellsit të shtunën mbrëma, gjashtë muaj pasi Joshua dhe Klitschko prodhuan një klasike boksi për 90 mijë  spektatorë në stadiumin Wembley.

Promotori Hearn beson se Joshua ka aftësinë për të luftuar kudo që ai zgjedh në sajë të shfaqjeve ikonike që ai bënë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori