LAJMI I FUNDIT:

Joshua: Janë duke u sqaruar detajet, meçi ndaj Wilder duhet të ndodhë këtë vit

Joshua: Janë duke u sqaruar detajet, meçi ndaj Wilder duhet të ndodhë këtë vit
(Foto: Getty Images)

Anthony Joshua ka bërë të ditur se ekipi i tij është shumë pranë që të sigurojë meçin ndaj amerikanit Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundësinë që të bëhet kampioni i parë në kategorinë e rëndë që i mban të gjithë titujt elitarë.

Titujt e Anthony Joshua, WBA, IBF, WBO dhe IBO (Foto: Getty Images)

28-vjeçari e mposhti Joseph Parkerin në muajin mars për t’ia bashkëngjitur titullin WBO, titujve që i posedonte paraprakisht WBA, IBF dhe IBO.


Të gjitha lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

Që atëherë është spekuluar vazhdimisht për një mega-duel ndaj poseduesit të titullit WBC, Deontay Wilder.

Dhe tashmë, AJ duket se ka konfirmuar se dueli është shumë pranë që të ndodhë.

Kur është pyetur nga kanali PepTalkUK YouTube rreth meçit ndaj boksierit amerikan, ai ka thënë: “Shpresoj se ai do të jetë meçi i ardhshëm. Unë jam i lirë, e kam kompletuar duelin ndaj Joseph Parker dhe ndihem i freskët, sepse më duket sikur përballja ndaj Wilder është pengesa e fundit”.

Deontay Wilder me brezin e tij në WBC (Foto: Getty Images)

“Jemi në proces të shkëmbimit të ofertave dhe po i sqarojmë detajet e vogla. Mendoj se ky është fati im. Është i shkruar”, ka thënë Joshua.

Të gjitha lajmet për Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Deontay Wilder

Ai ka sqaruar se bisedimet në lidhje me meçin bëhen në nivel të promovuesve, por ai dëshiron që përballja të ndodhë gjatë këtij viti.

“Jo menjëherë, kurdo që është mundësia për t’u ndeshur me Wilder. Duhet të ndodhë këtë vit”, ka deklaruar Joshua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori