Disa nga ushqimet që njerëzit përdorin, janë të rrezikshme për kafshët shtëpiake. Shumë nga këto ushqime mund të jenë të shijshme për kafshët tona, por me pasoja të rënda nëse konsumohen prej tyre.
Sigurisht joshja është e madhe për t’i dhënë një qeni ushqimin prej tavolinës, por gjithashtu e rrezikshme. Nëse dyshoni se qeni apo macja juaj ka ngrënë një ushqim të rrezikshëm, njoftoni menjëherë veterinerin. Në shumë raste ç’do vonesë mund të kushtojë rëndë.
Këtu do te radhisim disa nga ushqimet më të rrezikshme sipas revistës Veterineret, për mikun tuaj:
Xylitol
Xylitol është një sheqer artificial që gjendet në produkte të tilla si: çamçakëz, karamele, mente dhe pasta e dhëmbëve. Xylitoli është i dëmshëm për qentë pasi shkakton një rritje te insulinës në trup duke çuar në hipoglicemi (ulje të sheqerit në gjak). Xylitoli gjithashtu mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë.
Brenda 30 minuta pasi qeni e ka ngrënë, mund të vjellë, të jetë përgjumësh, i lodhur) ose të bëjë lëvizje të pakoordinuara. Disa shenja të toksicitetit mund të shtyhen në disa orë, apo edhe për disa ditë.
Toksiciteti i shkaktuar nga Xylitoli tek qentë mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet. Akoma nuk dihet nëse Xylitol është toksik për macet.
Çokollata, kafe, kafeinë
Çokollata përmban theobrominë, një kimikat që është toksik për qentë kur konsumohet prej tyre në sasi të konsiderueshme. Çokollata gjithashtu përmban kofeinë, e cila gjendet gjithashtu dhe në çaj, kafe dhe në soda të tjera (Coca Cola, Sprite, etj).
Llojet e ndryshme të çokollatave kanë në përmbajtje sasi të ndryshme të theobrominë dhe kafeinë. Për shembull, çokollata e zezë ka në përbërje më shumë nga komponentët e sipërpërmendura, sesa çokollata me qumësht. Kështu që sasia e çokollatës me qumësht për një qen që duhet të hajë që të shfaqë shenja toksiciteti, është më e madhe sesa nëse ha çokollatë të zezë. Gjithsesi edhe pak gram çokollatë mund të jetë e rrezikshme për të shkaktuar problem në një qen të vogël, kështu që asnjë sasi apo lloj çokollate duhet të konsiderohet “ e sigurt” për t’i dhënë qenit tuaj.
Toksiciteti nga çokollata mund të shkaktojë vjellje, diarre, një aritmi të zemrës, shqetësim, nervozizëm, dridhje muskulare dhe shenja epilepsie. Vdekja mund të ndodhë brenda 24 orëve pasi është konsumuar.
Rrushi
Si rrushi i freskët, ashtu dhe rrushi i thatë mund të shkaktojnë papritur) një mosfunksionim të veshkave në mace dhe qen. Akoma nuk është e qartë kush është agjenti toksik në këto fruta që shkakton problemin.
Megjithatë shenjat klinike mund të shfaqen 24 orët e para pasi është konsumuar duke u paraqitur me vjellje, diarre dhe letargji (lodhje) të përgjithshme.
Shenja të tjera kanë të bëjnë me mosfunksionim total të veshkave.
Hudhër dhe qepë
Hudhra dhe qepa kanë në përbërje të tyre kimikate që dëmtojnë qelizat e rruazave të kuqe të gjakut tek qentë dhe macet. Qelizat e gjakut që preken mund të humbasin aftësinë e tyre për të transportuar oksigjenin në mënyrë efektive.
Të freskëta apo të gatuara, këto produkte janë njësoj të rrezikshme për qentë dhe macet. Ndonjëherë këto produkte gjenden dhe në ushqimin e fëmijëve, ushqime qe ne i përdorim ndonjëherë kur kemi kafshët të sëmura, prandaj rekomandojmë të lexoni etiketën para përdorimit.
Parandalimi
Shumë raste të toksicitetit të ushqimit të njerëzve në kafshët shtëpiake ndodhin aksidentalisht. Qeni mund të gjejë një pako me çamçakëz apo karamele kur na ka rënë pa dashje, apo edhe t’i vjedhë ato nga tavolina. Mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është t’i mbajmë të gjitha karamelet apo sendet ushqimore në një sirtar të mbyllur mirë, pse jo dhe me çelës.
Kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë gjatë sezonit të festave. Gjatë kësaj kohe vigjilenca duhet rritur për të parandaluar aksidentet që mund të ndodhin.
Për fat të keq kemi dhe rastet kur ne me dorën tonë kemi ushqyer qenin apo macen duke i dhënë ushqime që janë për njerëzit dhe kanë përbërës të rrezikshëm. Në përgjithësi rregulli është që ushqimet për njerëz nuk duhet t’ju ofrohen për konsum kafshëve shtëpiake. Ka përjashtime vetëm në ato raste kur mjeku veteriner e rekomandon atë.
Fëmijët duhet të mësohen që të mos i japin çokollata, karamele, çamçakëzë apo ushqime të tjera kafshës shtëpiake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj