Çifti i famshëm, Josh Duhamel dhe Audra Mari u martuan të shtunën (10 shtator) në kishën Olivet Lutheran në Fargo, Dakota e Veriut.

Ylli i "Transformers", 49 vjeç dhe ish-'Miss World America', 28 vjeçe, u martuan dhe më pas hipën në një veturë kabrio të kuqe duke shëtitur nëpër qytet për të festuar.


Pas dasmës së tyre intime, të porsamartuarit u ndalën në një bar të quajtur "Duffy's Tavern" për të shënuar këtë rast me disa pije me miqtë.

62300569 11201885 Newlyweds Duhamel and Mari enjoyed a casual celebration as they  a 23 1662920112119

Lokali ngarkoi fotot e nuses me fustan të bardhë dhe dhëndrit me kostum të zi kombinuar me këmishë të bardhë në faqen e tyre në Facebook, shkruan DailyMail.

Chris Litton, pronari i lokalit, i tha TMZ se kur Josh dhe Audra u ndalën me disa miq të tjerë, ndalesa dukej e rastësishme dhe pa stres.

62300577 11201885 Here comes the bride Mari looked stunning in her elegant wedding a 45 1662920114460

Dy fotot që taverna shpërndau në faqen e saj tregonin të porsamartuarit duke qëndruar pranë njëri-tjetrit duke buzëqeshur dhe pirë disa pije për të nisur festën e tyre të martesës.

Një foto e dytë tregoi çiftin të ulur në pjesën e pasme të një kabrio të kuqe ndërsa po shkonin për në destinacionin e tyre të ardhshëm.

62300541 11201885 Blushing bride the gorgeous beauty pageant winner has won her ne a 40 1662920114212

Josh postoi një 'selfie' në InstaStory të premten (9 shtator) i cili ndodhej në qytetin ku të dy u martuan të shtunën.

Aktori i Hollyëoodit dhe 'Miss World America 2016' u lidhën për herë të parë publikisht si çift në tetor 2019.

62300543 11201885 No fuss nuptials We re both from North Dakota and I think there  a 38 1662920114100

Pas gati dy vitesh lidhje, Josh i propozoi në janar të këtij viti në një vend romantik plazhi.

Aktori i njohur ishte i martuar më parë me këngëtaren Fergie. Të dy filluan të takoheshin vite më parë në 2004 dhe u martuan pesë vjet më vonë në 2009.

62300549 11201885 Sweet ride The bride and groom were chauffeured through town in  a 41 1662920114272

Ish-çifti bashkë kanë një djalë, Axl, pas ndarjes në vitin 2017, divorci i tyre u finalizua në vitin 2019. /Telegrafi/

62300565 11201885 Looking dapper Duhamel was dressed to the nines in a classic bla a 28 1662920112296

62300571 11201885 Happy dad Fergie and Josh share one son Axl and continue to co p a 44 1662920114444

62300581 11201885 Newlywed bliss The couple could not stop smiling after the small a 36 1662920113954

62300583 11201885 Beautiful couple Duhamel and Mari looked like a classic celebrit a 30 1662920112351

62300595 11201885 Mr Mrs Josh Duhamel and Audra Mari tied the knot in Fargo North  a 32 1662920113777 1

62300599 11201885 Fanfare the duo chose to ride around Fargo in a classic car as i a 25 1662920112172