Përmes të përditshmes italiane La Repubblica, u mësua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mendon që Kosova rrezikon një luftë të re me Serbinë, nisur nga influenca ruse në shtetin fqinj verior.
Përtej Gadishullit Apenin deklarata e kreut të qeverisë kosovare, u lexua edhe prej njohësve tjerë të politikës së jashtme, përtej Atlantikut. Njëri nga ta është profesori i politikës së jashtme, ligjërues në Johns Hopkins, Eduard Joseph.
I pyetur se si mund të shihen deklaratat e kryeministrit nga faktorët ndërkombëtarë, Joseph tha shkurt se duhet parë vetëm një javë mbrapa në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.
“Reagimin e komunitetit ndërkombëtar mund ta shihni në deklarimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas zhvillimeve të fundit me reciprocitetin, situatës së tensionuar në veri, bëri thirrje për de eskalim të situatës. Pra, ju e keni parë vetë apelin e tij për palët që të përmbahen nga tensionimi i situatës, gjë që është e kuptueshme kur flasim për NATO-në, sepse NATO është përgjegjëse për sigurinë në Kosovë. Është marrëveshje e nënshkruar edhe nga Serbia nga regjimi i vjetër. Pra marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999, sipas së cilës KFOR është i mandatuar për parandalimin e cilitdo veprim armiqësor, si dhe përgjigjes ndaj tij”, është shprehur Joseph për Klan Kosova.
Joseph ka thënë se deklaratat e tilla, si kjo e fundit e kryeministrit Albin Kurti, edhe ato të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të ketë ‘stuhi’ të re, qysh prej ditës kur Republika e Kosovës vendosi reciprocitetin për letërnjoftime e ri-regjistrim të makinave me targa të Kosovës, merren seriozisht nga qytetarët.
“NATO së bashku me gjithë faktorët tjerë ndërkombëtarë në Kosovë janë gjithnjë të shqetësuar teksa dëgjojnë një retorikë si ajo e presidentit Vuçiq, i cili parashikoi një ‘stuhi’ të re, në kontekstin e masave të reja, apo parashikimet për luftë nga kryeministri Kurti, absolutisht shqetësohen. Dikush mund të thotë se janë deklarata politike por po i shohim pasojat, me ato barrikadat”, tha ai.
Vetëpërmbajtje, këtë e sheh veprimin më të duhur të kësaj periudhe sfiduese për sigurinë, nga të gjithë liderët e rajonit, jo vetëm ata kosovarë e serbë.
“Mendoj se tërë rajoni ka nevojë jo vetëm për më shumë vëmendje, por për vëmendje më serioze. Janë bërë gjashtë muaj prej kur ka nisur invazioni rus në Ukrainë. Serbia ende nuk i ka vendosur Rusisë sanksione, sikur që kanë bërë të gjitha vendet tjera në rajon, pra të Ballkanit Perëndimor, edhe ato që janë vende kandidate edhe të tjerat që ende nuk janë, e për këtë arsye duhet vëmendje serioze, pra më e thellë”.
“Mendoj gjithashtu se liderët e rajonit duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtjen dhe të mos i kontribuojnë ngritjes së tensioneve përmes retorikës”, tha Joseph.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë