LAJMI I FUNDIT:

Jose Sosa largohet prej Milanit

Jose Sosa largohet prej Milanit

Milan ka liruar prej shërbimeve argjentinasin Jose Sosa.

Mesfushori me tipare sulmuese pritet që më së largu deri nesër të prezantohet te skuadra e Trabzonsporit.

Kjo e fundit, sipas portalit turk Fotomac, ka arrit marrëveshje me skuadrën italiane ndërsa lojtari do të ketë pagë vjetore prej pesë dy milionë eurove.


“Ne kemi arritur marrëveshje me Trabzonsporin. Ka mbetur vetëm lojtari të pranojë kushtet e ekipit turk”, ka njoftuar klubi italian.

Sezonin e kaluar te Milani nuk ka pasur shumë minutash, ku për në 19 ndeshje ka pasur tre asistime.

Futbollisti ka luajtur më parë edhe për Besiktasin, ku ka pasur 78 paraqitje për dy sezone dhe ka shënuar 14 gola e 22 asistime. /Telegrafi/