LAJMI I FUNDIT:

Jorginho me deklaratë të papritur rreth asaj se si ishte Lampard si trajner i Chelseat

Jorginho me deklaratë të papritur rreth asaj se si ishte Lampard si trajner i Chelseat

Ylli i Chelseat, Jorginho beson se puna te The Blues u tregua shumë e shpejtë, shumë e shpejt për Frank Lampard, për të cilin braziliani pretendon se nuk kishte përvojën e nevojshme për një post të tillë.

Anglezi u emërua trajner i skuadrës londineze në vitin 2019 pas një viti të vetëm në Derby County në Championship.

Dhe ndërsa ai kishte një sezon të mirë debutues në Stamford Bridge, një varg rezultatesh zhgënjyese këtë edicion e panë atë të humbte punën në janar.


“Shikoni, unë do të jem me të vërtetë i sinqertë këtu në Lampard. Besoj, duke qenë se ai ishte një legjendë në klub, ai kaloi disa hapa të nevojshëm për të mësuar përpara se të transferohej në një klub të madh”, ka thënë Jorginho për ESPN Brasil.

“Ai erdhi në një klub ku ai është një legjendë, pa pasur përvojë në klube të tjera. Unë mendoj se ai erdhi shumë shpejt, kaloi disa hapa përpara dhe nuk ishte i gatshëm për një punë në këtë nivel, për të qenë i sinqertë”, shtoi më tej mesfushori.

Lampard ishte një idhull në Stamford Bridge, ku ai kaloi më shumë se një dekadë pas një transferimi nga West Ham në vitin 2001.

Mesfushori bëri mbi 600 paraqitje për Chelsean dhe shënoi më shumë se 200 gola, ndërsa e çoi klubin në tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2011-12. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Vjen vendimi i Komisionit Disiplinor për ndeshjen Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qaf, dënohet Messi

Ligat tjera
Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Arne Slot dhe ndihmësi i tij marrin dënimin nga FA , ish-ylli i Evertonit do ta drejtojë Liverpoolin në dy ndeshje

Premier League
Kalo në kategori