Talenti kosovar, Jon Shalani ka shënuar gol për Hajduk Splitin në derbin ndaj Lokomotivës së Zagrebit për grupmoshat U16. 

Shalani aktualisht është në prova tek gjiganti kroat dhe ky gol erdhi në një moment tejet të rëndësishëm për të. 


Shalani së bashku me ekipin e tij po marrin pjesë në turneun prestigjioz “Hervoje Custic”, aty ku po garojnë disa nga ekipet më të fortë të rajonit. 

Kjo paraqitje e Shalanit dhe ky gol vetëm sa e ka forcuar pozitën e tij në sytë e klubit, duke rritur gjasat që ai të marrë një kontratë profesionale në një të ardhme të afërt./Telegrafi/

telegrafi sport app