LAJMI I FUNDIT:

Pas vizitës së papritur në Kiev, Johnson rikthehet në Londër: Rikonfirmova mbështetjen tonë për Ukrainën

Pas vizitës së papritur në Kiev, Johnson rikthehet në Londër: Rikonfirmova mbështetjen tonë për Ukrainën

Është e rëndësishme që Britania e Madhe të vazhdojë të tregojë se po e mbështet Ukrainën për një kohë të gjatë, tha të shtunën kryeministri, Boris Johnson, duke paralajmëruar për rrezikun e “lodhjes së Ukrainës” ndërsa lufta po zvarritet.

“Rusët janë duke ecur përpara centimetër pas centimetri dhe është jetike për ne që të tregojmë atë që është e vërtetë, Ukraina mund ta fitojë dhe do ta fitojë luftën”, u tha Johnson gazetarëve pas rikthimit të sotëm në Londër, ku gjatë ditës së djeshme kishte udhëtuar papritur drejt Kievit.

Disa anëtarë të Partisë së tij Konservatore e kishin kritikuar atë për udhëtimin në vend që të merrte pjesë në një konferencë në Anglinë veriore, raporton theguardian.


“Kur po fillon lodhja rreth angazhimit për Ukrainën, është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi me ta për një kohë të gjatë dhe po u japim atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, tha Johnson.

Theksojmë se i pari i qeverisë britanike gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se i ka ofruar Ukrainës trajnimin e 10 mijë ushtarëve për të përballuar agresionin rus.

Johnson pas takimit me Zelenskyn në Kiev: Ndihma ushtarake duhet ta dëbojë Rusinë nga Ukraina
Lexo po ashtu Johnson pas takimit me Zelenskyn në Kiev: Ndihma ushtarake duhet ta dëbojë Rusinë nga Ukraina

Ndryshe, Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ukrainasit pretendojnë se 33,350 trupa ruse janë vrarë dhe 3,573 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori