Joel preferoi Romën dhe Milanin

Sulmuesi tërhoqi interesim të madh gjatë kësaj vere pas paraqitjeve të mira me Kostarikën në Botëror.
“Kam marrë shumë telefonata nga Italia. Joel vërtet pëlqente Milanin dhe Romën, andaj ai dëshironte telefonatë nga ndonjëri prej këtyre dy klubeve”.
“Kishte kontakt me Rossonerët, derisa Giallorossët e menduan atë si një alternativë për Destro në rast të një shitje”.
“I vetmi klub që bëri ofertë në Itali ishte Fiorentina, edhe pse në fund të ditës ata nuk arritën marrëveshje për kushtet personale”, ka thënë agjenti i lojtarit, Joaquim Bata.
Campbell kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Olympiacos, por këtë sezon do të mbetet me Topçinjtë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































