LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Mertens, Interi synon edhe transferimin e Vertonghenit falas

Jo vetëm Mertens, Interi synon edhe transferimin e Vertonghenit falas

Interi thuhet se po shikon me kujdes situatën e dyshes belge, Dries Mertens dhe Jan Vertonghen, të cilët synon t’i transferojë falas këtë verë.

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur me një lëvizje për Mertens për disa muaj.

Kontrata e sulmuesit të Napolit skadon në fund të sezonit, dhe bisedimet janë duke vazhduar për një rinovim të sulmuesit.


Interi nuk dorëzohet për Mertensin, vazhdojnë bisedimet
Lexo po ashtu Interi nuk dorëzohet për Mertensin, vazhdojnë bisedimet

Megjithatë, sipas Calciomercato.com, kontaktet janë nisur midis Interit dhe Mertensin për një marrëveshje, me klubin e gatshëm t’i paguajë 32-vjeçarin pagën që ai kërkonte nga Napoli.

Ndërkohë Il Corriere dello Sport sugjeron që Interi është i interesuar edhe për bashkëlojtarin e Mertensin te Kombëtarja e Belgjikës, Jan Vertonghen.

Vertonghen dhe Mertens janë miq të mirë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ashtu si Mertens, kontrata e mbrojtësit të Spurs skadon gjithashtu në fund të sezonit, dhe besohet se klubi do të dëshironte ta sjelltë Vertonghenin në rast se Diego Godin largohet nga Nerazzurrët në fund të sezonit.

Godin u bashkua me Interin verën e kaluar nga Atletico Madrid, por thuhet se nuk u ambientua plotësisht në Itali, pavarësisht se kishte shumë kohë të lojës nën urdhrat e Antonio Contes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori