LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Kosova me mungesa, Greqia humb sulmuesin Dimitris Limnios nga një lëndim i rëndë në gju

Jo vetëm Kosova me mungesa, Greqia humb sulmuesin Dimitris Limnios nga një lëndim i rëndë në gju

Sulmuesi grek Dimitris Limnios, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamente në ndeshjen ndaj Qipros dhe do të mungojë ndaj Kosovës së dielën.

Dimitris Limnios u largua i dëmtuar në ndeshjen kundër Qipros dhe futbollisti i Twente është transportuar në spital për t’iu nënshtruar rezonancës magnetike.

Diagnoza magnetike nuk ishte e mirë për të, pasi Limnios pësoi një këputje të ligamentit kryqëzor, që do të thotë se ai do të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj.


Kombëtarja greke i ka uruar shërim të shpejtë 24-vjeçarit përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, duke ia postuar edhe golin e tretë ndaj Qipros.

Vetë lojtari pas lëndimit ka falënderuar njerëzit për dashurinë e treguar dhe mbështetjen e marr pas lëndimit, ndërsa ka kërkuar fitore ndaj Kosovës të dielën.

“Faleminderit për dashurinë dhe mesazhet e panumërta të mbështetjes! Po ecim përpara…Së bashku, si gjithmonë. Shihemi të dielën”, ka shkruar sulmuesi grek i Twente.

Liminos kishte shënua në Prishtinë ndaj Kosovës në fitoren e grekëve 2-1 shtator të 2020 dhe është një nga pikat kyçe të Greqisë në vitet e fundit.

Kosova në anën tjetër ka mungesa me kartonë dhe lëndime, ku ndaj grekëve do të mungojnë Betim Fazliji, Ibrahim Dresevic, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, ndërsa në pikëpyetje është edhe Edon Zhegrova.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori