Në ngjarjen e organizuar nga “Jetimat e Ballkanit”, ku janë dhuruar 128 shtëpi për familjet në nevojë, mirënjohje për kontribut është dhënë edhe për korporatën Dukagjini dhe për autoren e emisionin "Radari" në Radio Dukagjini. Ngjarja e mbajtur në sallën “Sezai Surroi”, në nderë të 10 vjetorit të punës së “Jetimave të Ballkanit”, përveç dhurimit të shtëpive, janë dhuruar edhe mirënjohje për mbështetësit e shoqatës ndër vite. RTV Dukagjini dhe koorporata "Dukagjini"  që nga fillimi i aktivitetit të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, kanë përcjellë dhe ndihmuar aktivitetet e kësaj organizate. Më poshtë mund ta shikoni videon e realizuar për 10 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”./Telegrafi/