Site icon Telegrafi

Jeta plot skandale e legjendës: Futbollisti që humbi virgjërinë me një dele! (Foto)

Këtë njoftim e ka bërë vet futbollisti duke deklaruar se në moshën 11 vjeçare e kishte përdhunuar një dele.

Garrincha, i lindur në vitin 1933, e ka pasur këmbën e majtë të lakuar për brenda, ndërsa të djathtën gjashtë centimetra më të shkurtër dhe të lakuar nga jashtë. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar që të bëhet njëri prej futbollistëve më të mirë në histori. Madje ka ekspertë që pohojnë se ka qenë më i talentuar se Pele.

Krahas talentit në fushë, ai ka qenë i njohur edhe për epshin e tepruar jashtë terrenit. Pas Kampionatit Botëror të vitit 1958, gruaja e tij lindi fëmijën e pestë, ndërsa njëkohësisht një suedeze njoftoi se priste fëmijë me Garrinchan.

Ai vazhdoi të ishte i pasionuar pas valltareve të sambës dhe pikërisht për një valltare të tillë e la gruan, e cila ia kishte lindur tetë vajza. Ai ka 14 fëmijë nga pesë gra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Miqtë e tij thonë se ka qenë rekorder në pirjen e alkoolit, ndërsa një herë ka qenë aq i dehur saqë e ka goditur babanë e tij me veturë teksa e përshëndeste turmën. Më vonë e kishin gjetur duke fjetur në automjet, ndërsa ai ka thënë se nuk ka mbajtur mend asgjë.

Një tjetër informacion që tërheq vëmendje është se nëna i kishte vdekur në moshë të re, ndërsa njerka e tij kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni, kur futbollisti ishte 20 vjeçar, ndërsa ai ka qenë duke vozitur në momentin e aksidentit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version