LAJMI I FUNDIT:

Jessie J shfaqet e veshur në të zeza në Los Angeles pasi tregoi për abortin e saj

Jessie J shfaqet e veshur në të zeza në Los Angeles pasi tregoi për abortin e saj

Jessie J është parë për herë të parë që kur diskutoi me guxim abortin e saj shkatërrues.

Këngëtarja, 33 vjeçe, u shfaq një fytyrë të guximshme ndërsa po shkonte për performancën e saj të planifikuar në Los Angeles të mërkurën mbrëma.

Jessie kishte postuar në Instagram më herët atë mbrëmje për të zbuluar se kishte mësuar se mjekët nuk ishin në gjendje të dëgjonin një rrahje zemre gjatë kontrollës së saj të tretë, pasi ajo kishte mbetur shtatzënë dhe kishte vendosur “të kishte një fëmijë vetë”.


Gjatë ditës, Jessie u pa gjithashtu duke shkuar në një sallon flokësh dhe u befasua me një buqetë me lule, pasi ndau informacionin për abortin e saj me fansat në rrjetet sociale.

Në një rrëfim të gjatë prekës, Jessie J njofton se ka pësuar abort
Lexo po ashtu Në një rrëfim të gjatë prekës, Jessie J njofton se ka pësuar abort

Më herët gjatë ditës, këngëtarja britanike zbuloi se i kishin thënë se kishte humbur tragjikisht foshnjën e saj të palindur.

Jessie e pikëlluar tha se ishte ‘ende në shok’ por vendosi të performojë në Los Angeles më vonë të mërkurën në mbrëmje sepse të kënduarit do ta ndihmonte.

Gjatë mbrëmjes ajo u pa e veshur e tëra në të zeza. Jessie kishte veshur një pallto elegante të zezë, pantallona kadifeje të zeza dhe një bluzë të zezë.

Aksesorët e saj ishin gjithashtu në të njëjtën ngjyrë, ajo zgjodhi çizme dhe çantë llaku.

Është për t’u admiruar forca e këngëtares për të dalë me një buzëqeshje në fytyrë dhe mbi të gjitha të performojë pas abortit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Tri ushtrime për gjoks të bukur dhe të fortë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Dua bebe
Nëse ndieni ngërçe gjatë shtatzënisë, rrini të qeta: Shtypja mund të jetë e dhembshme, mirëpo me këto tri mënyra mund ta zgjidhni

Nëse ndieni ngërçe gjatë shtatzënisë, rrini të qeta: Shtypja mund të jetë e dhembshme, mirëpo me këto tri mënyra mund ta zgjidhni

Shtatzëna
Si të rregulloni problemet më të zakonshme në çift

Si të rregulloni problemet më të zakonshme në çift

Në çift
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori