Për të sjellë një ambient të vërtetë, nuk duhet shumë. Mjafton pak kohë dhe shumë dëshirë për ngjyra dhe dritë
Ajri i freskët do të bëhet akoma më dehës nën aromën e luleve të kopshtit. Paraditet e tua do të bëhen më të bukura me vjollcën e lulelivandos, nuancat e luleborave, trëndafilat, etj.
Ballkoni yt është i vogël, por luleve kthehet në qoshen më të qetë dhe më të rehatshme, duke dhuruar aromë dhe kënaqësi. Bëj që edhe këtë sezon të shijosh freskinë e gonxheve dhe gjetheve të gjelbra, transmeton Telegrafi.
Parapërgatitje
Shfrytëzo ditën e pushimit për t’i dhënë vetes kënaqësinë e të ndjerit një kopshtare e vërtetë. Që në mëngjes fillo punën në ballkon. Fillo duke eliminuar nga vazot bimët e thara. Hidh dheun në një qese për plehrat. Më pas fillo të pastrosh vazot një nga një.
Bimëve që të duken të shëndetshme, hiqu vetëm pjesët e zverdhura dhe ndërroji dheun, duke mos harruar të përdorësh edhe lëndë ushqyese që i japin bimës më shumë shëndet. Ndërkohë, bimët që janë rritur shumë, nxirri me kujdes, në mënyrë që të mos iu dëmtohet pjesa e rrënjëve dhe vendosi në një vazo më të madhe që të kenë më shumë hapësirë. Kurse të gjitha të tjerave që nuk kanë nevojë që t’u ndërrosh vazon, ndërroji vetëm dheun.
Shumë ngjyra në kopshtin tënd
Nëse përpara shtëpisë tënde ke një kopsht, je shumë me fat. Do të kesh mundësi të kesh një oazë të vogël pranë dritares tënde. Pastro tokën nga barërat e këqija dhe punoje dheun në mënyrë që të shkriftohet. Hap gropa të vogla me largësi nga njëra-tjetra dhe krijo rreshta, duke kombinuar edhe ngjyrat e luleve që do të mbjellësh. Vazot e ballkonit dhe toka e kopshtit janë gati.
Çfarë lulesh të zgjedhësh? Kjo varet nga dëshirat e tua. Ka një shumëllojshmëri lulesh që plotësojnë të gjitha shijet dhe dëshirat e tua.
TRËNDAFILAT
Gëmushat shumëngjyrëshe nuk mund të mungojnë në ballkonin ose në kopshtin tënd. Mjafton të zgjedhësh ngjyrat e tua të preferuara. Shkurret e vogla me lule të veçuara ose të bashkuara në lastarë me kurora voluminoze dhe plot aromë, kanë aq shumë varietete, sa në momentin e blerjes e vetmja vështirësi do të jetë të zgjedhësh llojin dhe ngjyrën.
Ku t’i mbjellësh? Mundohu të zgjedhësh në kopshtin ose ballkonin tënd pozicionet më të ekspozuara në diell dhe vendosi bimët gjithmonë në vendet ku drita vjen me bollëk.
TULIPANI
Kurora e tulipanit ngrihet mbi një kërcell të gjatë dhe të trashë, e rrethuar nga një gjethnajë e pasur dhe e gjelbër.
Ku ta mbjellësh? Mund të mbillet në lehe në kopsht, ose në ballkon në vazo. Doni të keni një ngastër të lulëzuar shumëngjyrëshe? Zgjidh shumë rrënjë të ndryshme dhe para se t’i mbjellësh përzieji bashkë. Do të keni një ylber të vërtetë tulipanësh.
LULE LIVANDE
Me lulet e saj të vogla në ngjyrë vjollce të thellë dhe me aromën dehëse, lule livanda është zgjedhja më e mirë për një kopsht që të ngelet në mendje. Lulet e vogla të bashkuara në kallinj të vegjël kanë një ngjyrë të thellë ndërmjet të kaltrës dhe vjollcës, kurse aroma është me të vërtetë e mrekullueshme.
Ku ta mbjellësh? Lule livanda është një zgjedhje e shkëlqyer për hapësirat tuaja në ballkon dhe kopsht. Për të patur një ajër të parfumosur me aromën e tyre, bën mirë që t’i mbjellësh në një vend me diell.
Mos e teproni me ujin, sepse lulelivandoja nuk e pëlqen shumë lagështirën. Që të jetojë për shumë vite, shtoni guralecë dhe rërë në dheun përreth bimës. Nëse e kultivon në vazo, evito përdorimin e pjatës. Në këtë mënyrë, nëse ka shumë ujë, ai do të kullojë poshtë.
LULEBORA
Nën nuancat e të kaltrës dhe rozës, lulebora bën të shpërthejë nga ngjyrat kopshti dhe ballkoni yt. Është një nga lulet më të bukura. Varietetet klasike kanë lule në formë sfere në të gjitha tonalitetet e ngjyrave të kaltër dhe rozë. Më të preferuarat janë varietetet me lule formë bore.
Ku ta mbjellësh? Lulebora rritet në zonat kodrinore, në qytet dhe në det. Kështu që rritet mirë edhe në qoshet me dhe freski, edhe në vendet e rrahura nga dielli i fortë i pasdites.
LULEGJAKU
Aromë orientale dhe petale të brishta si mëndafsh. Me ngjyrat e saj të plota dhe shpesh të hijezuara, lulegjaku rrezaton bukuri dhe qetësi orientale. Kur është e re, ka shumë pak degë, por me kalimin e kohës bëhet një gëmushë e vërtetë.
Ku ta mbjellësh? Zgjidh një pozicion me diell në pranverë dhe me hije në verë. Në kopsht është lulja perfekte për t’u mbjellë poshtë pemëve, ose në lehet prapa shtëpisë, ku muret krijojnë pak hije. Në ballkon, afroje vazon pranë murit për ta mbrojtur lulegjakun nga ftohti dhe nga dielli.
KAKTUSI
Kaktusi do të jenë dritarja jote e shkretëtirës. Është bimë me gjemba dhe me kërcell të trashë, i cili përmban shumë ujë. Ka forma dhe dimensione të ndryshme. Ndonjëherë kaktuset janë të vogla dhe të fryra, ndonjëherë janë të gjatë si kolona. Të gjitha llojet lulëzojnë, disa specie në dimër dhe disa në verë. Kurorat e luleve janë shumë tërheqëse me petalet nga të gjitha ngjyrat, përveç ngjyrës blu.
Ku ta mbjellësh? Nëse e mbjell ne vazo, vendose kaktusin në ballkon në pozicion me diell. Kur fillon të ftohet koha, fute brenda, por zgjidh një dhomë të freskët me temperaturë jo më shumë se 20 gradë. Në kopsht zgjidh një vend me diell dhe mbroje nga era dhe i ftohti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut
E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Zgjedhjet e stilit 2025: Cili brend do të fitojë për të udhëhequr garderobën tuaj?
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse
Dështimi, ndonjëherë të bën mirë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet