Jep dorëheqje ministri Ademi: Nga kjo përvojë kam marrë vesh se fytyra është më e rëndësishmja

Ministri i Kulturës Asaf Ademi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit. Ai thotë se dorëheqjen e tij e ka dorëzuar për shkaqe shëndetësore.
Ademi thotë se ka qenë sfidë që ta përfaqësojë Alternativën në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme, ndërsa thekson se pas kësaj përvoje politike e ka marrë vesh edhe një herë se fytyre është më e rëndësishme se çdo gjë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë e keni të plotë postimin e Asaf Ademit:
“Jam sot këtu që t’ju njoftoj për një vendim që e kemi marrë bashkë me Kryetarin e Alternativës, mikun tim Afrim Gashi, dhe kolegët e tjerë të Kryesisë Qendrore.
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, të mbajtur më 22 prill 2019, unë kërkova nga Kryetari dhe nga Kryesia Qendrore që të më lejojnë të tërhiqem nga detyra e ministrit të Kulturës. Pas shpjegimeve dhe arsyetimeve të mia, që kanë të bëjnë me arsye shëndetësore, Kryesia Qendrore e pranoi kërkesën time, por që të mos ndikojmë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale, vendosëm që publikimin e saj ta bëjmë pas përfundimit të procesit.
Me këtë rast dëshiroj ta falënderoj kryetarin e partisë dhe kolegët e Kryesisë Qendrore që më dhanë besimin dhe më mbështetën në këtë rrugë, si dhe të gjithë mbështetësit e bashkëpunëtorët e tjerë që e vlerësuan dhe ndihmuan punën tonë në Ministrinë e Kulturës.
Për mua ka qenë sfidë që ta përfaqësoj Alternativën në mënyrë dinjitoze dhe të ndershme, ndërsa mbetem optimist se ia kam dalë mbanë kësaj detyre. Gjithsesi opinioni do ta vlerësojë më mirë dhe më saktë. Sidoqoftë, unë vazhdoj të mbetem në partinë time mëmë, në Alternativa, dhe t’i shërbej asaj në detyrat e reja, që më presin në të ardhmen.
Dua të ritheksoj, po ashtu, se pas kësaj përvoje politike edhe njëherë e kam marrë vesh një gjë: në jetë, mbi të gjitha, është e rëndësishme fytyra. Jam sot këtu para jush dhe para të gjithë qytetarëve njësoj siç kam qenë edhe para se të jem ministër. Nuk kam nevojë as të fshihem nga askush, as të ankohem nga askush. Ne folëm për drejtësi dhe Unë qeverisa me drejtësi. Ne folëm për transparencë dhe Unë qeverisa me transparencë. Ne folëm për moral dhe Unë qeverisa me ZERO korrupsion. Ne folëm për respektim të ligjit dhe qeverisja jonë sot e ka atributin “ligjore” dhe sot në Ministrinë e Kulturës i keni të avancuar dhjetëra të punësuar që askush nuk i ka pyetur se çfarë partie janë. Prandaj, ju them se ne nuk turpërohemi të dalim para jush dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për një politikan.
Këtu dua t’ju njoftoj se dorëheqjen time zyrtare dhe formale, i’a dorëzova edhe Kryeministrit, z. Zoran Zaev, të cilin po ashtu e falënderoj për bashkëpunimin korrekt, ndërsa deri në emërimin e ministrit të ri do të vazhdoj ta ushtroj detyrën dhe t’i përmbush detyrimet e mia zyrtare në Ministrinë e Kulturës”, (sic) ka shkruar Ademi në arsyetimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Stojanovski: Gjendja e të lënduarve në SPQ “8 Shtatori” është stabile, plagët nga zjarri duhet ndadalë të shërohen

MPJ: Shpenzimet për transportin dhe akomodimin jashtë vendit të familjarëve dhe pacientëve të lënduar nga rasti në Koçan, i mbulon Qeveria e RMV-së

Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin