LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje Katica Janeva

Jep dorëheqje Katica Janeva

Kryeprokurorja speciale Katica Janeva, përmes një kumtese për media ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtueses së Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Ajo thotë se nuk do të lejojë që emri i saj të përdoret si alibi për fatin e PSP-së dhe eurointegrimet e vendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ishte nder t’i shërbej shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ju kam premtuar se funksionin e prokurores speciale do ta kryej në interes të sundimit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Sot shfrytëzoj mundësinë të informoj opinionin se nuk do të lejoj që emri im të përdoret si alibi, me të cilin do të mbahen peng fati i PSP-së dhe eurointegrimet e vendit tim. E dorëzoj dorëheqjen time e cila do të jetë aktive, atëherë kur partitë politike do të merren vesh për zgjidhen e re ligjore dhe do ta zgjedhin pasuesin tim”, thotë Janeva.


Ajo falënderon ekipin e saj me të cilin ka punuar, si dhe qytetarët dhe mediumet për besimin dhe mbështetjen, që siç thotë ajo, e ka pasur gjatë kryerjes së punës./Telegrafi/