Jennifer Lopez nuk e uroi publikisht bashkëshortin e saj Ben Affleck për ditëlindjen e tij të 52-të në rrjetet sociale të enjten.
Në vend të kësaj, diva nga Bronx-i – e cila kohët e fundit e vizitoi shtëpinë me qira të Benit – publikoi një seri fotografish ku dukej mahnitëse me një fustan të tejdukshëm nga “Dior”.
Të tri imazhet ishin realizuar muajin e kaluar në ditëlindjen e saj të 55-të në Hamptons, shkruan DailyMail.
Aktorja e filmit “Atlas” kishte veshur një fustan seksi që tregonte këmbët e saj të tonifikuara ndërsa pozonte para një veture. Flokët e saj ishin të lidhura në një bisht lozonjar, ndërsa mbante vathë diamanti dhe një çantë me rruaza në dorë.
Portretet mund të shihen në faqen e saj në Instagram, ku ka 251 milionë ndjekës.
Lopez nuk ka qenë kurrë më në top formë, dhe fansat menduan se imazhet u postuan për t’i treguar Affleck-ut, i cili është parë në Los Angeles për javë të tëra, se çfarë po i mungon.
Jennifer Lopez gjithashtu postoi një video të re në faqen e saj JLo Beauty në Instagram.
Ylli, e cila dikur ishte një prej “Fly Girls”, shfaqej në një palë rroba shumëngjyrëshe ndërsa ishte ulur në një karrige në një dhomë hoteli, pa unaza martese në gishtin e saj.
Ajo po u tregonte ndjekësve se sa i lehtë ishte përdorimi i maskës së saj për fytyrën, të cilën e përshkroi si “ngritëse dhe forcëuese”.
Ylli kishte vendosur një maskë nga JLo Beauty dhe më pas e hoqi për të treguar fytyrën e saj të pastër, pa rrudha apo njolla.
Affleck nuk është parë në ditëlindjen e tij.
Besohet se Jen dhe Ben – të cilët nuk janë fotografuar së bashku që nga qershori – ndodhen të dy në Los Angeles për momentin.
Disa ditë përpara ditëlindjes së tij, këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud” u pa duke vizituar shtëpinë me qira të Affleck-ut në Brentwood të dielën, ndërsa ai ishte atje, pasi ajo kishte çuar djalin e tij në qendrën tregtare.
Javën e kaluar, revista People pretendoi se Lopez po kërkon një “fillim të ri”.
Këngëtarja dhe aktorja është duke kërkuar një shtëpi të re pasi ka nxjerrë për shitje shtëpinë e saj në Los Angeles që e ndante me bashkëshortin Affleck, dhe miqtë e Jenniferit këmbëngulin se ajo gjithmonë ka një “qasje pozitive edhe kur gjërat nuk janë perfekte”.
Një burim i tha faqes: “Duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh, Jennifer po kalon një verë të mirë. Ajo ka qenë e lirë dhe ka qenë në gjendje të fokusohet në atë që vjen më pas”.
“Jennifer po përpiqet të gjejë një shtëpi të re për të filluar nga e para. Ajo gjithmonë ka një qasje pozitive edhe kur gjërat nuk janë perfekte”.
Jennifer ka qenë duke kërkuar një shtëpi të re në Los Angeles dhe së fundmi ka vizituar një shtëpi në Beverly Hills që është “me të vërtetë e jashtëzakonshme”.
Një burim i brendshëm tha: “Është një ambient ideal për ata që kërkojnë privatësi”.
Ajo gjithashtu vizitoi një shtëpi tjetër në maj dhe ka qenë duke parë prona që nuk janë zyrtarisht në treg.
Kjo vjen pas blerjes së fundit të burrit të Jenniferit, Ben, 51 vjeç, i cili kohët e fundit shpenzoi 20 milionë dollarë për një shtëpi të re në zonën e pasur të Pacific Palisades.
Sipas TMZ, shtëpia e Benit përfshin pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, si dhe një dhomë për media dhe një shtëpi për mysafirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin”, Egli zbulon sekretet e produksionit – i tërhiqet vërejtja nga regjia

Daddy Yankee padit ish-gruan për menaxhim të pakujdesshëm të kompanive të tij, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

Shprehja e fytyrës së Cillian Murphy gjatë fjalimit të Brody për Oscars bëhet virale

Gjesti flirton me Olën - i kërkon të flenë së bashku teksa shkëmbejnë puthje në buzë përmes xhamit

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti i drejtohet nga shtëpia G Banit: Shpresoj që e ke babanë mirë, çdo gjë e kalon me ndihmën e Zotit

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi