Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez shkëlqen në një nga paraqitjet e fundit, në eventin e organizuar për 25 vjetorin e markës ‘Anastasia’

Jennifer Lopez mahniti në një nga postimet e fundit që ka publikuar në Instagram, teksa po merrte pjesë në një event të mbushur me yje, organizuar nga mikesha e saj, Anastasia Soare.

Autorja e këngës “On the Floor”, 53-vjeçe, shkëlqeu me një fustan të shkurtër ngjyrë ari me pupla, një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve të saj, Marc Anthony, u martua për herë të katërt.

Bukuroshja mori disa poza përpara pasqyrës përpara se të iu bashkangjitej emrave të tjerë të famshëm në atë ngjarje.

Fustani i saj ishte i tejdukshëm dhe me shkëlqim ari. Nën shtresën e tejdukshme, J.Lo kishte veshur një fustan të thjeshtë të bardhë.

Ylli i “Hustlers” ndau foto të makijazhit dhe ansamblit të saj, përfshirë gjithashtu videon para pasqyrës, ndërsa kënga “Pretty Girls Walk” nga Big Boss Vette ishte në sfond.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Flokët gështenjë i kishte bërë topuz dhe zgjodhi hije më të rënda dhe buzëkuq të lehtë për grim.

J.Lo befasoi edhe më shumë me pamjen e saj me vathë të gjatë argjendi me gurë të verdhë në mes dhe disa unaza, duke përfshirë unazën e martesës nga bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck.

Krijuesja e hitit “Let’s Get Loud” ndau gjithashtu një numër fotosh të saj dhe Kim Kardashian, 42 vjeçare, nga ngjarja.

Foto: Screenshot/Instagram

Ngjarja – e organizuar në një rezidencë private në Beverly Hills – e cila festoi 25 vjetorin e markës Anastasia, e bëri këtë me ndihmën e ’25 grave ikonike që frymëzuan udhëtimin e saj’.

Të ftuar të tjerë në mbrëmje thuhet se përfshinin Sharon Stone, Heidi Klum, Priyanka Chopra, Cindy Crawford, Gayle King, Alessandra Ambrosio, Jessica Alba, Rita Wilson, Lori Harvey, Maria Menounos, Ashley Tisdale dhe shumë të tjerë.

Foto: Screenshot/Instagram

Mbrëmja përfshinte një darkë me tre pjata që u pasua me shampanjë dhe tortë, si dhe fjalime të ngrohta. /Telegrafi/

Exit mobile version