Jennifer Lopez u pa duke u përqafuar me bashkëshortin e saj Ben Affleck në ceremoninë e 65-të të çmimeve “Grammy” në Los Angeles të dielën (5 shkurt).

Krijuesja e hitit “Love Don’t Cost a Thing”, 53 vjeç dhe regjisori i Argo, 50 vjeç, u fotografuan përkrah njëri-tjetrit ndërsa pozuan për foto brenda ngjarjes.


Dyshja – e cila u martua dy herë vitin e kaluar u panë elegant në ngjarjen më të madhe vjetore të muzikës.

67357781 0 image a 102 1675650740878

Ylli i “Shotgun Wedding” ishte në ngjarje për të prezantuar çmimin për albumin më të mirë vokal pop, i cili iu dha Harry Styles.

Lopez dukej fenomenale si kurrë më parë për këtë rast, duke shkëlqyer me një fustan “Gucci”, me një të çarë dramatike deri në kofshë që tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Fustani i stilistit ishte i mbuluar me diamant i rremë lëshuar sipër.

67357793 0 image a 104 1675652662948

Këngëtarja e përshtati pamje e saj me bizhuteritë Bulgari dhe e ka shoqëruar me taka të qarta dhe ngjyrë argjendi.

Çifti i famshëm u ul pranë Dwayne Johnson dhe gruas së tij Lauren Hashian.

67357789 11716961 image a 134 1675654171089

Në një moment kamera iu drejtua J.Lo-së teksa ajo kërcente me Chris Stapleton, ndërsa bashkëshorti i saj qëndronte pranë saj.

Lopez dhe Affleck u martuan për herë të parë gjatë një dasme në një kishë në Las Vegas në korrik të vitit të kaluar.

67357795 0 image a 103 1675650819279

Muajin pasardhës, dyshja mbajtën një ceremoni luksoze në pronën e madhe të Affleckut në Atlanta, Georgia me shumë të ftuar të famshëm.

Affleck i propozoi yllit në prill pas rindezjes së romancës së tyre në maj 2021 pas ndarjes së Lopez nga ylli i MLB Alex Rodriguez, 47 vjeç.

67359059 11716961 image a 115 1675653528913

Dyshja ishin fejuar më parë në vitin 2003, pasi bashkë-luajtën në filmin "Gigli", i cili u publikua në vitin 2002.

Nata më e madhe e muzikës u zhvillua në Crypto.com Arena në qendër të Los Angeles me Trevor Noah si nikoqir për të tretin vit radhazi.

67360013 11716961 image a 142 1675654843882

Beyonce kryeson të nominuarit me nëntë nominime të jashtëzakonshme, ndërsa Kendrick Lamar, Adele dhe Harry Styles ndjekin nga afër me disa nominime secili.

Një mori emrash të mëdhenj do të ngjiten gjithashtu në skenë, me Harry Styles, Jay-Z, Stevie Ëonder, Bad Bunny, Mary J. Blige, Brandi Carlile, Luke Combs, Lizzo, Kim Petras dhe Sam Smith të gjithë performuan gjatë ceremonisë. /Telegrafi/

67360017 11716961 image a 139 1675654740816

67359167 11716961 image a 114 1675653424440

67358977 11716961 image a 116 1675653565633

67357783 11716961 image a 135 1675654197048