Jennifer Garner doli për ajër të pastër dhe për një shëtitje rrugëve të Los Angelesit këtë të dielë.

Aktorja 48-vjeçare kishte veshur një palë tuta sportive të zeza, duke e kompletuar dukjen e saj me një palë syze dielli.


Me flokët e lëshuara poshtë, ajo u sigurua të merrte masa mbrojtëse në këtë periudhë pandemie pasi u pa me një maskë në fytyrë.

27929238 8281013 image m 28 1588448227181 Jennifer Garner (Foto: DR/X17online.com)

Ylli amerikan ishte e shoqëruar nga tre fëmijët e saj nga ish-burri Ben Affleck - Violet, 14-vjeçe, Seraphina, 11-vjeçe dhe Samuel, tetë.

Ben aktualisht është duke u takuar me aktoren spanjolle, Ana De Armas, dhe dyshja janë të karantinuar së bashku.

Ata u panë shpesh në paraqitjet e tyre publike në Los Angeles dhe këtë të enjte në ditëlindjen e 32-të të Armas dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre me postime në Instagram.

27929242 8281013 image m 29 1588448239329 Jennifer Garner (Foto: DR/X17online.com)

Ndërkohë raportohet se edhe Garner bashkë me të dashurin e saj, biznesmenin John Miller janë izoluar me fëmijët e tyre.

Sido që të jetë, një burim pranë çiftit ka thënë se ‘ata janë mirë’ dhe se partneri i saj është larg Hollywoodit – kjo bën që lidhja e tyre të funksionojë. /Telegrafi/

27929236 8281013 image a 31 1588448300128 Jennifer Garner (Foto: DR/X17online.com)