LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston favorizohet në kontratën e shkurorëzimit me Justin Theroux

Jennifer Aniston favorizohet në kontratën e shkurorëzimit me Justin Theroux

Para se të martohej, aktorja kishte nënshkruar një kontratë me të, e cila ishte kryesisht në favor të saj.

Sot, si një bombë, lajmi ka marrë dhenë teksa raportohet se Jennifer Aniston është duke u ndarë nga bashkëshorti Justin Theroux.

Spekulimet rreth ndarjes së pasurisë filluan pas shkrimeve rreth ndarjes së pronës ndërsa “US Weekly” shkruan se çifti para dasmës ka nënshkruar një kontratë të jashtëzakonshme, e cila gjithashtu shkon në dobi të Anistonit.


Jennifer ka një kontratë të “çeliktë” me Justinin dhe do të jetë e vështirë që ta ndryshojë atë. Bisedat mbi kontratën ishin afatgjate dhe intensive”, thotë një burim i afërt me çiftin.

“Pasuria e patundshme e Jennifer Anistonot dhe të ardhurat e saj nga seriali “Friends” janë të mbrojtura”, pretendon ky bashkëbisedues për revistën amerikane.

Vlerësohet se Jennifer fitoi 200 milionë dollarë gjatë karrierës së saj. Në dy sezonet e fundit, “Friends”, ajo është paguar një milion dollarë për episod.

Ndryshe, mediat amerikane kanë raportuar se Aniston dëshiron t’i kthehet ish të dashurit, Brad Pitt, i cili është ndarë muaj më parë nga Angelina Jolie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori