Sipas Automotive News, Jeep Renegade është “i vdekur” në SHBA. Prodhuesi po tërheq veturën më të vogël në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, kështu që tani modeli bazë i markës në tregun amerikan është Compass pak më i shtrenjtë, me një çmim fillestar prej 30 mijë dollarësh.
Zëdhënësi i kompanisë Jeep konfirmoi largimin e modelit Renegade, sipas të njëjtit burim, transmeton Telegrafi.
Kompania mëmë Stellantis thotë se do të vazhdojë të ofrojë Renegade në Meksikë, Evropë dhe tregje të tjera.
Jeep lansoi SUV-në e tij më të vogël në vitin 2015, kurse Renegade ndan një platformë mekanike me Fiat 500X.
Vendimi për të hequr dorë nga Renegade në SHBA dhe Kanada, vjen pas disa vitesh radhazi rënieje të shitjeve.
Më së shumti dërgesa për klientët ishin në vitin 2016, pak më shumë se 106,000 njësi, por që atëherë numri i njësive të shitura ka ardhur duke u zvogëluar nga viti në vit.
Jeep shiti vetëm 27,549 nga këto SUV të vogla në 2022, nga 47,137 një vit më parë.
Shitjet e Renegade janë ulur 35 për qind gjatë nëntë muajve të parë të 2023, dhe prodhuesi i automjeteve pritet ta mbyllë vitin me rreth 21,000 njësi të dorëzuara në Amerikën e Veriut.
Jeep Compass Sport 2024, është tani modeli më i lirë në linjë në SHBA, me një çmim prej 29,995 dollarë.
Ky version ka një motor 2-litërsh turbo me katër cilindra që prodhon 200 kuaj fuqi. Ka ndërrues automatike me tetë shpejtësi.
Renegade aktualisht është pak më i lirë, duke filluar nga 29,445 dollarë, me 1.3 litra me benzinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMorën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë
Volvo ndalon prodhimin e V90
Renault rikthen emrat historikë për gjeneratën e re të furgonave
Markat që njihen për klientë besnikë - vetëm një mund ta mposhtë Teslan dhe Porschen
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht