Prodhuesi amerikan ka publikuar fotot dhe detajet teknike të versionit të ristrukturuar të SUV-it më të vogël, i cili debutoi në fillim të qershorit para publikut në panairin e veturave në Torino.

Ndryshe nga dy fotografitë e para që u zbuluan vetëm nga pjesa e përparme dhe e pasme e makinës, tani kemi mundësinë të shohim modelin e ridizajnuar nga të gjitha këndet, por edhe të shohim kabinën e një automjeti të ristilizuar ku kryhen edhe disa ndërhyrje stilistike dhe funksionale.


2 114

Kur bëhet fjalë për motorizimin, versioni bazë ka motor me tre cilindra 1.0 litra benzinë me 120 kuajfuqi.

Oferta e versionit benzinë  plotësohet nga një motor me katër cilindra 1.3 litërsh që mund të porositet në variantet me 150 dhe 180 kuaj fuqi.

3 85

Opsionet e naftës përfshijnë një motor 1,6 litërsh që sjell 120 kuaj fuqi dhe një motor 2.0 që është në dispozicion në versionet me 140 dhe 170 kuaj fuqi.

4 72

Jeep Renegade për 2019 do të mbërrijë në shtator dhe do të jetë në dispozicion në katër pako pajisje: Sport, Longitude, Limited dhe Trailhawk. /kp/Telegrafi/