Elita e basketbollit amerikan NBA është futur në fazën e 'Play-Off' ku po zhvillohen duele shumë interesante.

Lideri i sezonit të rregullt në Konferencën e Perëndimit, Utah Jazz është rikthyer në lojë pas humbjes në ndeshjen e parë.


Jazz kanë arritur të mposhtin Memphis Grizzlies me 12 pikë epërsi 141:129 për të barazuar serinë në 1-1.

Donovan Mitchell ishte shënuesi më i mirë të vendasit me 25 pikë, derisa me lojë të mirë u dallua edhe qendra Rudy Gobert që shtoi 21 të tjera dhe 13 kërcime.

donovan mitchell ja morant getty 052721 ftrjpg 49ld084998rx1lutqic4rb8oo

Fantastik në këtë takim ishte edhe fundori Conley me 20 pikë e 15 asistime, derisa me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Bogdanovic (18), Clarkson (16) si dhe dyshja Ingles e O'Neale që shënuan nga 14 pikë.

Tek skuadra mysafire më i miri në fushë ishte fundori Ja Morant që shënoi 47 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës së tij.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Philadelphia 76ers, që ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Washington Wizards me rezultat 120:95.

Joel Embiid me 22 pikë si dhe Ben Simmons me 22 të tjera ishin më meritorët për fitoren e 76ers që tani e shohin vetën në avantash prej 2-0 ndaj Wizards. /Telegrafi/Rezultatet:

Utah Jazz - Memphis Grizzlies 141:129 (1-1)

Philadelphia 76ers - Washington Wizards 120:95 (2-0)

New York Knicks - Atlanta Hawks 101:92 (1-1)

telegrafi sport app