Serge Gnabry padyshim ka qenë futbollisti i javës në Evropë, pas paraqitjes mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Ylli gjerman realizoi katër gola në fitoren e thellë të Bayernit 2-7 tek Spurs.


Pas ndeshjes kur bavarezët po festonin pranë tifozëve të tyre, ishte mesfushori spanjoll Javi Martinez që e shutoi topin e Gnabryt në drejtim të tifozëve.

df71ea1a e533 11e9 9e1b 6fecd55b4189

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Gnabryt, por natyrisht që e mori me sportivitet.

Gjithsesi tifozët e Bayernit ia kthyen topin heroit të tyre.

Gnabry e ka marrë topin me vete në Gjermani dhe atë ia kanë nënshkruar të gjithë futbollistët e Bayernit.

Por spanjolli Javi Martinez nuk e ka lënë rehat anësorin gjerman.

18681420 796e1bcf

Martinez e ka gjetur topin e Gnabryt dhe përsëri ia ‘ka humbur’.

Mesfushori spanjoll pasi e ka gjetur topin e Gnabryt në zhveshtore ka dalë në fushën stërvitore dhe e ka shutuar atë.

Të gjithë këtë ngjarje Martinez i ka bërë një video duke e postuar në rrjetet sociale dhe duke e tallë bashkëlojtarin e tij.

Gjithsesi shakaja e spanjollit me gjermanin është pritur mirë nga tifozët bavarezë. /Telegrafi/

telegrafi sport app