LAJMI I FUNDIT:

Java e vizitave të ndërkombëtarëve në Kosovë dhe “Defender Europe 23”

Java e vizitave të ndërkombëtarëve në Kosovë dhe “Defender Europe 23”

Në ditët e para të javës Prishtina ishte nikoqire e disa vizitave të përfaqësuesve ndërkombëtarë, duke filluar nga senatorët amerikanë, ministri britanik i Mbrojtjes, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, etj, të cilët zhvilluan takime me liderët e vendit.

Po gjatë kësaj jave kryeqyteti u zbukurua me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e hapjes së ceremonisë “Defender Europe 23”.

Telegrafi në vazhdim do t’ju sjellë disa momente të kapura nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova.


Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters gjatë takimit të tyre me presidentet e vendit, Vjosa Osmani rikonfirmuan edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të qëndrojnë krahë për krahë Kosovës.

Chris Murphy dhe Gary Peters, senatorë amerikan /Foto: Ridvan Slivova/

Edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, këtë javë ka qëndruar në Kosovë ku zhvilloi takime me udhëheqësit e institucioneve, kryetarët e partive opozitare si dhe me shoqërinë civile.

Oliver Varhleyi, komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, edhe ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, vizitoi Kosovën duke zhvilluar disa takime të rëndësishme.

James Heappey – Ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar /Foto: Ridvan Slivova/

E në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e hapjes së “Defender Europe 23”, ku Forcat e Sigurisë së Kosovës janë radhitur në vendin e katërt sa i përket numrit më të madh të trupave pjesëmarrëse në “Defender Europe 23”.

Ceremonia e hapjes – Defender Europe 2023- pjesëmarrëse dhe FSK-ja /Foto Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori