LAJMI I FUNDIT:

“Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it”, shfaq detajet e trajnimit me instruktorin Uliks Gjonaj

“Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it”, shfaq detajet e trajnimit me instruktorin Uliks Gjonaj

Për më shumë se 20 orë xhirim, është realizuar dokumentari i emëruar “Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it- Uliks Gjonaj”, në të cilin kishte pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe FSK-së, bashkangjitur këtu edhe 13 vajza që u bënë pjesë e trajnimit për vetëmbrojtje. Gjithë këtë dokumentar e ka xhiruar ekipi i emisionit “Radar”, me Edita Dolin, në RTV Dukagjini

Dokumentari “Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it, Uliks Gjonaj, pasqyron secilin detaj të trajnimit për vetëmbrojtje ku policë, ushtarak si dhe gra e vajza sfiduan veten në limitet më ekstreme nga instruktori i SWAT-it.
Ky trajnim u realizuar në bashkëpunim me emisionin “Radar” me Edita Doli, në RTV Dukagjini.

Në përmbyllje instruktori, Uliks Gjonaj, tregoi për performancën e pjesëmarrësve në trajnim.


Ai të mërkurën e 12 Tetorit, i ftuar në emisionin “Radar”, u shpreh më se i kënaqur me pjesëmarrësit në këtë trajnim, veçanërisht grupin e vajzave për të cilat tha se është befasuar me forcën dhe trimërinë e tyre.

“Më keni befasuar. Tash e tutje “Never give up”, sepse ju jeni të përgatitura për çdo situatë. Nuk guxoni të thuani se nuk guxojmë, sepse ju tashmë jeni të gatshme për çdo luftë” ka thënë Gjonaj në emisionin “Radar”.

Puna e instruktorit të forcave elitare botërore SWAT, Uliks Gjonaj për këtë trajnim ka qenë vullnetare. Ai ka thënë se këtë e ka bërë vetëm për të kontribuuar për të rinjtë dhe të rejat në Kosovë e Shqipëri.

Grupi i policëve dhe ushtarëve që ishin pjesë e këtij trajnimi për gjashtë ditë u certifikuan në nivele të ndryshme varësisht nga performanca që kanë pasur.

Ndërkaq, grupi i vajzave dhe grave u çertifikuan njejtë.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin “Java e ferrit me trajnerin e SWAT-it – Uliks Gjonaj”./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori