LAJMI I FUNDIT:

Jashari me ceremoni të veçantë nderon fituesen e rekordit Guiness, Arbnora Fejza-Idrizi

Jashari me ceremoni të veçantë nderon fituesen e rekordit Guiness, Arbnora Fejza-Idrizi

Komuna e Skenderajt, sot ka organizuar ceremoni në nderim të rekorderes Arbnora Fejza Idrizi, e cila me realizimin e mozaikut me të madh origami në botë, flamurin e Republikës së Kosovës, hyri në librin e rekordeve botërore Guiness.

Në këtë organizim i pari i komunës, Bekim Jashari, tha se Fejza Idrizi, me realizimin e këtij mozaiku vendosi Kosovën si dhe Komunën e Skenderajt, për herë të tretë në librin Guiness.

Jashari tutje theksoi se në vazhdimësi ka qenë përkrahës ndaj artisteve të tillë, duke shtuar se mbështetja për talentet e rinj të cilët kanë ide kreative nuk do të mungoj asnjëherë.


“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi kam ofruar përkrahje për Arbnoren dhe projektet e saja që i ka planifikuar, duke tentuar kështu që ne si komunë të jemi shtytës për realizmin e projekteve të tilla kreative. Kështu unë gjithmonë do të jem afër të rinjve dhe çdo qytetari të komunës sonë, i cili ka ide kreative, të cilat kanë nevojë për mbështetje tone”, tha Jashari.

Drejtuesi i komunës, Bekim Jashari, artisten Fejza Idrizi, në emër të komunës, e nderoi me një shumë simbolike prej 500 euro, mirënjohje për kontributin e saj si dhe i dhuroi stemën e komunës.

Rekorderja Arbnora Fejza Idrizi, u shpreh shumë e lumtur me suksesin që ka arritur, me realizimin e projektit të saj për të cilin kishte punuar pothuajse 1 vit e gjysmë.

Ajo u shpreh falënderuese ndaj Kryetarit Jashari, donatorëve që e ndihmuan si dhe nxënësve, ku për të gjithë përkrahësit ndau mirënjohje.

Fejza-Idrizi në këtë organizim bëri dorëzimin e certifikatës origjinale të konfirmimit të rekordit Guiness, e cila do të vendoset në një hapësirë meritore brenda objektit të komunës, në mënyrë që qytetarët të shohin suksesin e arritur të artistes.

Në fund të kësaj ceremonie Kryetari Jashari së bashku me rekorderen Fejza Idrizi, bënë homazhe edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori