Kryetari i Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka theksuar se dhjetori dhe janari do ta gjejë vendin me protesta e greva në sistemin arsimor.
Jashari gjatë debatit me temën “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, organizuar nga grupi parlamentar i AAK-së, tha se SBASHK-u është në një situatë të pakëndshme dhe ka kërkuar nga shoqëria civile që mos t’i drejtojnë shigjetat nga sindikatat për veprime sindikale.
“Se jemi në hall të madh, dhe pa dashjen tonë, kam fikë se do të kthehet edhe arsimi dhe shëndetësia në një situatë tepër të pakëndshme, të cilën nuk e duam. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur, por asnjëherë nuk i ka hapur dyert e dialogut. SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Albin Kurti se ndoshta ka detyra të tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Hekuran Murati, i cili ka harruar se është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ne jemi në presion më të madh të anëtarësisë, ata po kërkojnë çfarë (po ndodh) me Ligjin e Pagave. Mos i drejtoni shigjetat nga ne, nëse nuk ka përgjigje nga Qeveria, deshëm apo ajo do të gjendemi në greva e protesta. Më 4 dhjetor veç do të fillojmë me protesta, më 18 me të tjera dhe janari do të jetë me grevë. Nuk e dëshirojmë këtë, por si duket Qeveria Kurti po na orienton drejt kësaj situate të keqe”, theksoi Jashari.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar miratimin e Ligjit të Pagave.
“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat katër vjeçar mbi 20 për qind fuqizojmë këtë Ligj, tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj.
Ai tha se me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame