LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor, ky është lajm i keq për Kurtin e Nagavcin

Jasharaj: Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor, ky është lajm i keq për Kurtin e Nagavcin

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se nuk do të ketë greva në këtë fillim të vitit të ri shkollor.

Megjithatë ai ka thënë se dialogu mes sindikatave dhe Qeverisë duhet të vazhdojë për të evituar grevat dhe protestat e mundshme.

“Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri, milionat për energjinë në veri, çerdhet e pa nisura, po edhe lojërat  e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pesinonale”.


I pari i SBASHK-ut thotë se presin që Nagavci dhe Murai të përfundojnë seancat gjyqësore e më pas të merren me problemet në arsim.

Jasharaj i reagon ministrit Murati: U mundove të shkatërrosh sindikatat, përballu tash me drejtësinë
Lexo po ashtu Jasharaj i reagon ministrit Murati: U mundove të shkatërrosh sindikatat, përballu tash me drejtësinë

“Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore  bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim. Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet  atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut të kthehet në problemet e popullit të  tij”.

Ai ka thënë se greva bëhen në një shtet me demokraci, derisa sipas Jasharajt për momentin greva “s’kemi kujt t’i bëjmë”

“Po  presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve. Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë”, ka deklaruar ndër të tjera i pari i SBASHK-ut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori