Japonia mbyllë konzullatën e nderit në Shkup, pritet hapja e ambasadës

Konzullata e nderit e Japonisë në Shkup nuk do të funksionojë më. Kështu bën të ditur Regjistri Qendror i Maqedonisë, ndërkaq njoftimin e jep Ministria e punëve të jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin e prillit ndërmjet ministrit të jashtëm, Nikolla Poposki, me ambasadorin japonez për Maqedoninë, me qendër në Vjenë, Makoto Taketoshi, u paralajmërua hapja e ambasadës japoneze në Maqedoni.
Deri në fund të janarit të këtij viti pritet që kjo ambasadë të hapet, ndërkaq Maqedonia ka hapur ambasadë në Japoni në vitin 2013./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































