Analisti serb thekson, Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për personat nga Kosova që janë në listën e sanksioneve amerikane, siç është nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Janjiq, për gazetën Danas, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Lista Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, të mbështesë në mënyrë më aktive ndëshkimin e personave që janë në listën e sanksioneve amerikane, përfshirë edhe nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
“Tani për tani, SHBA-të nuk presin aktivitet të menjëhershëm nga Serbia, por presidenti Vuçiq me një nervozizëm të justifikuar mund të presë sanksione për vetë Serbinë”, thekson Janjiq, transmeton Telegrafi.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe pas takimit, në një deklaratë për media ka theksuar se i ka kujtuar Rakiqit se nënkryetari i tij, Milan Radoiçiq është në listën e zezë të sanksioneve nga Departamenti Amerikan i Thesarit.
“Në këtë takim, ia përkujtova [Goran Rakiqit] një çështje specifike, por jo në kontekstin e deklaratës së fundit, por për t’i kujtuar njerëzve se Milan Radoiçiq është futur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe sipas informacioneve tona ai është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare dhe korrupsionin dhe e informova për qëndrimin e SHBA-së në lidhje me këtë person”, tha Hovenier.
Janjiq thotë se në listën e sanksioneve amerikane është edhe Zvonko Veselinoviqi, i cili mund të konsiderohet për lidhje edhe më të afërta me Serbinë, por se presidenti amerikan Biden për momentin këtë listë sanksionesh e ka “vendosur” në Kosovë dhe se nuk është shtrirë në lidhjet me Serbinë.
\
“Për momentin nuk pritet që Serbia të ndërmarrë veprime të menjëhershme për këtë çështje, por ky mesazh i ambasadorit amerikan drejtuar Rakiq, i cili është pjesë e Qeverisë së Kosovës, do të thotë se SHBA pret që përfaqësuesit e serbëve ta mbështesin atë luftë, gjegjësisht të ndëshkojnë ata që janë në listën e sanksioneve, qofshin ata edhe përfaqësues të tyre”, theksoi Janjiq, transmeton Telegrafi.
Si shkas i drejtpërdrejtë për rikujtimin e listës së zezë të SHBA-ve, në të cilën janë Radoiçiqi, Veselinoviq dhe shumë të tjerë u përfshinë në dhjetor të vitit të kaluar, janë tensionet e fundit në Kosovë, në të cilat sipas disa pretendimeve ka marrë pjesë edhe vetë Milan Radoiçiq.
“Arsyeja e fundit për këtë janë pohimet e politikanëve shqiptarë, policëve dhe mediave shqiptare se Radoiçiq ka marrë pjesë në disa sulme të armatosura ndaj përfaqësuesve të policisë së Kosovës. Nga pikëpamja e politikës amerikane, ai tashmë është në fazën paramilitare, e kjo është një ndryshim kualitativ serioz dhe ka të bëjë me ngjarjet e fundjavës së kaluar, të cilat çuan në tension të madh”, thekson Janjiq.
Ai shton se SHBA-të dhe NATO-ja ndërhynë në Beograd për të ndalur të gjitha aktivitetet që çojnë në tensionim, dhe nëse Lista Serbe nuk i jep mbështetje aktive Qeverisë së Kosovës në luftën kundër sanksionimit të personave që i përkasin serbëve, listohen dhe etiketohen si kriminelë, pasojat do t’i bartë edhe qeveria në Beograd.
“Vuçiq me nervozizëm të arsyeshëm pret sanksione për vetë Serbinë, pastaj bëhet obligim imediat për Beogradin. Tani për tani Vuçiq po përpiqet t’ua lërë të tjerëve atë obligim dhe qeverisë së ardhshme, sepse mund të shfaqen edhe kompanitë e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit në Serbi”, theksoi Janjiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri