Në një intervistë për Deutsche Welle, prokurorja speciale Katica Janeva është e sigurtë se PSP-ja do të fitojë mundësi që deri në fund ta përfundojë punën e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo vlerëson se në dhjetë vitet e fundit në Maqedoni janë ndrydhur vlerat morale. Janeva vlerëson se qeverisja e OBRM-PDUKM-së është rezultat i veprimeve kriminale dhe shantazheve.


Pritshmëritë e saj janë se Gruevski do të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat që i ngarkohen. Intervistën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/