Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët, në kuadër të një serie debatesh për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Mes diskutimeve për negociatat, nuk mungoi as një moment relaksues që i bëri të qeshnin të gjithë.


Monenti u bë viral, pasi kryeministri Rama e pyeti një student pse po qeshte, gjersa batuta e studentit me kryeministrin mori gjithë vëmendjen.

“Pse po qeshje?”, e pyeti Rama.

“Nuk po qeshja, isha i lumtur për negociatat që do të hapen”, u përgjigj studenti.

Kryeministri reagoi menjëherë: “Negociatat janë hapur, nuk po hapen — janë të tëra të hapura.”

Por, përgjigjja e studentit ishte epike.

“Që do të mbyllen pra”, tha ai. /Telegrafi/