Shkencëtarët besojnë që pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të cilët nuk janë shumë të gjatë, mund të jenë zgjedhje më e mirë për martesë, për disa arsye
Meshkujt të cilët nuk janë shtatgjatë dinë të jenë shumë të dashur dhe dinë të angazhohen rreth damave të tyre.
Gjithashtu, sipas disa hulumtimeve, janë më besnikë ndaj bashkëshorteve dhe më të gatshëm për jetë familjare…
Janë edhe disa fakte përse meshkujt shtatshkurtër janë më të mirë se meshkujt shtatgjatë, transmeton Telegrafi.
Janë më shkathët në krevat
Meshkujt shtatshkurtër janë më të shkathët dhe më energjikë, të tillë janë edhe në krevat, ndërkaq femrat këtë e duan gjithsesi, shkruan revista Journal of Sexual Medicine.
Hulumtuesit kanë studiuar jetët seksuale të meshkujve heteroseksualë në lidhje të përhershme. Për çdo centimetër gjatësie trupore të cilën nuk e kanë pasur, është rritur edhe shkathtësia e tyre në krevat.
Janë më të suksesshëm në punë
Nuk kanë mundur që të nxjerrin veten në pah me gjatësinë, andaj shumica e kanë kompensuar me angazhimin e madh në suksesin afarist.
Meshkujt shtatshkurtër shpesh janë plot vetëbesim dhe femrave u japin siguri.
Janë shumë të hareshëm
Dinë të jenë shumë të hareshëm dhe shpesh kanë aftësi më shumë për humor sesa meshkujt shtatgjatë, të cilët jo rrallë konsiderohen që gjatësia e tyre është më shumë se e kënaqshme që femrat “të dorëzohen” nga entuziazmi sapo t’i shikojnë.
Janë më besnikë ndaj bashkëshorteve
Sipas hulumtimit të Universitetit të Nju-Jorkut, meshkujt shtatshkurtër janë më besnikë ndaj bashkëshorteve, më të prirë për jetën familjare dhe nuk shkurorëzohen aq shpesh sikur meshkujt shtatgjatë. Ata edhe më vonë martohen.
Më shumë ndihmojnë në punët e shtëpisë
Për dallim nga meshkujt shtatgjatë, meshkujt shtatshkurtër më shumë kohë kalojnë duke u ndihmuar bashkëshorteve të tyre në shtëpi. Sipas disa hulumtimeve, të dielave pastrojnë, gatuajnë ushqim dhe bëjnë punë të tjera në shtëpi një orë më shumë se meshkujt shtatgjatë.
Jetojnë më gjatë
Hulumtimi i bërë në 8.000 meshkuj ka treguar që meshkujt shtatshkurtër jetojnë mesatarisht dy vjet më gjatë se meshkujt shtatgjatë. Ekspertët janë të bindur që për këtë meritën e kanë gjenet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë