Jamie Carragher: Liverpooli do ta konsideronte shitjen e Mohamed Salahut për 150 milionë euro

292:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: Mohamed Salah of Liverpool FC protests to the referee during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atletico Madrid and Liverpool FC at Wanda Metropolitano on February 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images) 12:"Getty Images
Jamie Carragher ka thënë se Liverpooli mund ta shesë Mohamed Salahun nëse pranojnë një ofertë të majme.
Legjenda e The Reds beson se një shumë prej 150 milionë eurove, do të bënte që ylli egjiptian të largohej nga Anfield Road.
“Nuk ka asnjë shan që ata të shesin Alisson Beckerin apo Virgil Van Dijkun”, ka thënë fillimisht ai.

“Por, nëse dikush ofron 150 milionë euro për kartonin e Mohamd Salah, mendoj se Liverpooli do ta kishte në konsideratë”.
“Për këtë them se ai është i paparashikueshëm. Është një rast më ndryshe se i Alisson apo i Van Dijk”, ka shtuar tej Carragher.
Real Madridi thuhet se është i interesuar në transferimin e Salah, mirëpo mbajnë një shikim nga afër edhe te Sadio Mane. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































