Të gjithë janë duke e pritur me padurim duelin mes Francës dhe Marokut në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror – sidomos pas parashikimit që ka bërë një udhëtar i vetëshpallur në kohë.

Të dy përfaqësueset do të takohen në një përballje gjysmëfinale të mërkurën, me fituesin që siguron një vend në finale.


Kampionia e botës, Franca është favorite e padiskutueshme për këtë duel, pasi mposhti Anglinë të shtunën mbrëma, ndërsa Maroku shokoi edhe Portugalinë, pas Spanjës.

Tifozët e ngazëllyer të Marokut pas 'fitores' së tyre historike

Maroku ka fituar zemrat e tifozëve neutralë, pasi ata u bënë kombi i parë afrikan që arriti në fazën gjysmëfinale.

Në një video magjepsëse të një përdoruesi në TikTok, “fifatime_traveller” tregon pamje nga e ardhmja që pretendon të tregojë se çfarë do të ndodhë në këtë duel.

Nga ana tjetër, Franca është e dëshpëruar pas humbjes së saj

"Unë jam një udhëtar në kohë dhe Maroku mposht Francën!!!", thotë ky përdorues në rrjetin social.

Lojtarët marokenë janë parë duke festuar 'golin e tyre të fitores' para tifozëve të tyre të ngazëllyer, ndërsa ka pamje edhe nga ekipi i dëshpëruar francez dhe mbështetësve të tyre në lot. /Telegrafi/

@fifatime_traveller

Visit TikTok to discover videos!

telegrafi sport app