Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në mënyrë private në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja, 31 vjeçe, këmbëngul se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.


Ylli i popit Rita thotë se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj - nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik - në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e fortë e tyre më shumë se 30-vjeçare.

62634789 11232879 In love Rita Ora 31 has spoken about her marriage to Taiki Waiti a 190 1663713040529

Ajo tha në podcastin Jaime Winstone’s Greatest Night Ever: ‘Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar. Unë jam e dashuruar, jam e dashuruar, amin!’, shkruan DailyMail.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur”, tha ylli i muzikës.

“Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që bëra”, u shpreh Rita për nënën dhe babanë saj.

61170099 11232879 Sizzling Rita delighted fans with a photo dump this summer as sh a 224 1663718959818

“Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë argëtues dhe i dashur”, tha tutje ajo.

U zbulua se Rita ishte martuar me Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër në gusht.

Në atë kohë, ylli u tha se kishte ndryshuar mbiemrin e saj, që do të thotë se ajo tani do të njihet si Waititi-Ora.

61170101 11091073 image a 28 1659946460757

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder” u fotografuan të dy me unaza ari në gisht në ditët rreth dasmës së tyre - duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.

Çifti u fejua dy para dasmës së tyre në gusht, me burime që pretendojnë se ata po planifikonin një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

62634779 11232879 image a 174 1663712869404

Ndërkohë Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit me Ava Max dhe Rollo.

Artistja, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, e cila po planifikon një varg filmash, shpresojnë të lidhin martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

62635037 11232879 image m 192 1663713223905

Taika ishte martuar më parë me producentin Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018 dhe kanë dy vajza.

Përpara Taikas, Rita kishte romancë me një seri emrash të mëdhenj, duke filluar nga vitet e saj para famës.

Përpara se secili prej tyre të arrinte majat në muzikë, Rita kishte lidhje me Bruno Mars në moshën 18-vjeçare, duke thënë më vonë: "Ishte dashuri me shikim të parë".

61129239 11093215 Married man Rita and Taika fuelled speculation that they have ma a 22 1663712726658

Pas Brunos, këngëtarja u takua me yllin televiziv Rob Kardashian për dy muaj nga tetori 2012 përpara se t'i jepte fund romancës së tyre të shkurtër për shkak të 'orarit të ngjeshur të punës' dhe stileve të tyre të papajtueshme të jetesës.

Ajo më pas kishte marrëdhënie të profilit të lartë me DJ Calvin Harris, muzikantin Andrew Watt dhe djalin e stilistit Tommy Hilfiger, Ricky.

Rita ka shijuar gjithashtu marrëdhënie me reperin ASAP Rocky, aktorin Andrew Garfield dhe rockerin Travis Barker. /Telegrafi/