LAJMI I FUNDIT:

“Jam i nderuar, është një ëndërr”, Strakosha flet për thashethemet që e lidhin me Chelsean

“Jam i nderuar, është një ëndërr”, Strakosha flet për thashethemet që e lidhin me Chelsean
Portieri shqiptar është njëri nga emrat e njohur që mund të transferohet falas

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha e ka cilësuar si një ‘ëndërr’ interesimin e Chelseat për transferimin e tij këtë verë.

Strakosha ka mbetur lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion dhe është lidhur me një transferim në Ligën Premier.

Javëve të fundit është përfolur për një marrëveshje të portierit shqiptar me Fulhamin, por së fundmi është përfolur edhe hipoteza e kalimit te Chelsea.


Strakosha drejt Ligës Premier, akord me Fulhamin për kontratë katërvjeçare
Lexo po ashtu Strakosha drejt Ligës Premier, akord me Fulhamin për kontratë katërvjeçare

Për këtë interesim të Bluve ka folur edhe vet portieri Strakosha, i cili e ka cilësuar si një ëndërr kalimin në Stamford Bridge.

“Jam vërtet i nderuar që jam lidhur me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr”, ka thënë fillimisht Strakosha.

Kepa Arrizabalaga te Lazio, Thomas Strakosha te Chelsea
Lexo po ashtu Kepa Arrizabalaga te Lazio, Thomas Strakosha te Chelsea

“Unë jam duke ëndërruar për Ligën Premier që kur kam qenë fëmijë”, përfundoi portieri shqiptar.

Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për portierin e Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori