“Jam çmendur fare, po pëlqej një grua!”: Rrëfimi që shfaq një anë tjetër të marrëdhënieve njerëzore

Shkenca tregon se ka një arsye të fortë përse gratë tërhiqen nga gratë më shumë se nga meshkujt.
Kështu shkruan një grua për ‘Women Rights News’:
“Si shumica e grave nuk kam turp të pranoj se më pëlqejnë femrat. Jam e hapur madje edhe të eksperimentoj me të qenurin biseksuale. Sigurisht unë do të flija me Halle Berry-in! Kjo është një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë”.
“Për gratë është krejtësisht e pranueshme të jenë pak biseksuale (aluzion i çdo fantazie mashkullore) dhe sipas një studimi të Universitetit Boise State, kjo është krejt normale” – vijon gruaja.
Ky studim tregon se preferencat seksuale të grave priren të jenë vendosur në një zonë gri. Në fakt, hulumtuesit e këtij universiteti kanë zbulur se në një grup femrash heteroseksuale, 60 përqind e tyre kishin tërheqje fizike me gra të tjera, 45 përqind e tyre kishin pasur një marrëdhënie fizike me një grua në të kaluarën, dhe 50 përqind kishin fantazi rreth gjinisë së njëjtë.
‘Unë bëj pjesë në atë 60 përqindësh. Ndonjëherë e kam kapur veten duke i ngulur sytë një gruaje të bukur në një dyqan ushqimesh dhe pyes veten në lidhje me seksualitetin tim dhe them: “Jam çmendur fare, po pëlqej një grua!” A mundem unë të “gjuaj” një grua? Nuk jam e sigurt, por jam e tërhequr shumë nga bukuria e grave të tjera. Është shumë më e thjeshtë për t’i kuptuar ato psikologjikisht sesa meshkujt”. Është ky një tjetër fragment nga rrëfimi i gruas.
Pse ne gratë themi se formimi i marrëdhënieve të thella përmes miqësive janë bazë e dashurisë? Personalisht besoj se lidhja emocionale dhe tërheqja fizike janë të lidhura me njëra-tjetrën, prandaj djemtë kanë tendencë për t’u bërë të këndshëm në sytë tanë.
Ekspertët e mbështesin këtë pikëpamje. “Gratë inkurajohen të jenë emocionalisht të afërta me njera-tjetrën.”- shpjegoi profesori i psikologjisë Elizabeth Morgan për YouBeauty.com. “Kjo ofron një mundësi që ndjenja romantike dhe intime të zhvillohen.” Në fakt, miqësitë mes dy grave mezi dallohen nga marrëdhënie romantike.
Por tërheqja që një grua ka për një grua tjetër a e bën atë biseksuale? “Jo tamam ashtu.”- thotë Lisa Diamond nga Universiteti i Utah. “Ti mund të jesh heteroseksuale dhe në të njëjtën të kesh të njëjtat interesa, përvoja apo fantazi me të njëjtit seks.”-thotë Morgan.
Në një studim të kryer nga Diamond, sa më e moshuar të jetë një grua, aq më shumë ka të ngjarë që preferencat e saj seksuale t’i lërë si “të paetikuara”. “Ne kemi përshtypje se seksualiteti bëhet më i qartë dhe më i përcaktuar me kalimin e viteve, por në fakt është e kundërta – përfundon profesori i psikologjisë.
Burimi: Women Rights News
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Kollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë