Angus T. Jones, i cili njihet më së shumti për rolin e djaloshit Jake nga seriali “Two and a Half Men”, sot bën një mënyrë jetese ndryshe larg syrit të publikut.
Gjegjësisht, aktori së fundmi është parë në një lagje në Los Angeles, ku duket i panjohur dhe mediat shkruajnë se kjo është paraqitja e tij e parë në dy vitet e fundit.
29-vjeçari është shfaqur me veshje të rëndomtë, bluzë të lirshme, pantallona të shkurtra dhe me kapelë në kokë. Përveç kësaj, ai ka pasur mjekër gjatë viteve të fundit, gjë që e bën më të vështirë njohjen e tij dhe ka shtuar shumë peshë që nga paraqitja e tij e fundit në serialin e njohur.
Aktori njoftoi për largimin nga seriali në vitin 2014 dhe më pas iu përkushtua Krishterimit. Në një rast, ai iu lut njerëzve që të mos e shihnin këtë serial, sepse mendonte se ishte i papërshtatshëm.
Pas kësaj, Angus u tërhoq nga jeta publike, pasi nuk donte më të ishte në qendër të vëmendjes. Më pas përmes mediave ai u ka kërkuar falje kolegëve të setit për deklaratat e tij, por ka pohuar se nuk është penduar për atë që ka thënë. /Telegrafi/