Jabllanoviq: Kontrabanda në veri nuk mund të bëhet pa ndihmën e faktorëve biznesorë në Prishtinë
Ai tha se mallrat që kontrabandohen nga Serbia i tejkalojnë nevojat e popullatës serbe në Kosovë.
“Asnjë kontrabandë serioze në veri, nuk mund të ekzistoj pa përfshirjen e disa faktorëve biznesor në Prishtinë. Nëse e shihni vëllimin e kontrabandës, shihni që mallrat nga Serbia që importohen në Kosovë, e tejkalojnë nevojën e popullatës në veri të Kosovës, kjo i bie që këto mallra shkojnë tutje”, u shpreh ai.
Sipas tij, Prokuroria duhet të tregojë nëse kontrabanda ka të bëjë vetëm me Milan Radojçiqin.
“Nëse ju për çdo kontrabandë e lidhni me Radojciqin, nuk mund të futem, Prokuroria ka prova për diçka për diçka nuk ka. Ky lob i kontrabandistëve nuk është aq i madh në numër, mund të ketë deri në 60 persona. Ka shqiptarë që janë të përfshirë në kontrabandë”, deklaroi Jabllanoviq në RTVD.






























