LAJMI I FUNDIT:

BE-ja do t’i vë sanksione të reja Bjellorusisë

BE-ja do t’i vë sanksione të reja Bjellorusisë

Bashkimi Evropian do t’i vendosë sanksione të reja Bjellorusisë, ka njoftuar sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel, shefja e BE-së tha: “Do të veprojmë me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, për shkak të rolit të këtij vendi në luftën e Rusisë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.

Von der Leyen gjithashtu theksoi se BE-ja do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është në fuqinë e këtij institucioni që të mbështesë popullin trim të Ukrainës, dhe t’i bëjë presion Kremlinit.


Ky paralajmërim vjen disa ditë pasi kreu i opozitës bjelloruse Pavel Latushko, la të kuptohet për një mobilizim të mundshëm për t’i ofruar ndihmë ushtarake Rusisë.

Në një intervistë dhënë për grupin mediatik Redaktionsnetzwerk Deutschland, Latushko tha se punonjësit e organeve të Punëve të Brendshme të Bjellorusisë, u detyruan të dorëzonin pasaportat e tyre.

“Kjo do të thotë se në rast mobilizimi nuk do të mund të largohen nga vendi”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori