LAJMI I FUNDIT:

Ja sa herë në javë duhet t’i ushtroni të njëjtit muskuj për rritje më të shpejt të tyre

Ja sa herë në javë duhet t’i ushtroni të njëjtit muskuj për rritje më të shpejt të tyre

Nëse i dëshironi përfitimet më të mëdha, atëherë duhet ta ushtroni çdo grup të muskujve dy herë në javë, thuhet në një publikim të ri në Sports Medicine.

Shkencëtarët kanë analizuar dhjetë studime më të hershme dhe e kanë krahasuar rritjen e muskujve tek njerëzit që kanë ushtruar çdo grup të muskujve një herë, dy herë apo tri herë brenda jave për gjatë një periudhe disa mujore, transmeton Telegrafi.

Ata kanë zbuluar se kur e ushtron të njëjtin muskul dy herë në javë, ai rritet më shumë sesa kur eu shtron një herë në javë. Ju mund të mendoni “kjo është e qartë”, por shikojeni këtë: numrin e serive dhe përsëritjeve duhet ta mbani të barabartë çdo javë.


Kryerja e tri seteve të ngritjeve për biceps të hënën dhe tri seteve të enjteve do t’ju siguroj bicepsë më të mëdha sesa nëse i bëni gjashtë sete të hënën.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se përse ndodh kjo, thotë autori i këtij studimi, Brad Schoenfeld.

Ngritja e peshave shkakton rritjen e muskujve për një periudhë kohore që zgjatë rreth 48 orë, thotë Schoenfeld. Kur ajo periudhë të përfundojë, ju më nuk jeni duke ndërtuar muskuj, përpos nëse e ushtroni atë muskul prapë, gjë që do e rritë muskulin edhe për 48 orë tjera. /Telegrafi/