Qytetarët e Shkupit i kanë 38 milionë euro borxh ndërmarrjes publike ''Uji dhe Kanalizimi'', ndërkaq firmat kanë 15 milionë euro borxh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më së shumti borxh kanë banorët e Çairit, Sarajit dhe Shuto Orizarit, ndërkaq drejtori Aleksandar Atanasov, u bën thirrje qytetarëve dhe firmave që t'i paguajnë taksat në afat të caktuar. Në Shuto Orizari është duke u ndërtuar ujësjellësi, ku janë investuar rreth 3 milionë euro, ndërkaq rreth 45% e punës tashmë është përfunduar.


Atanasov ka bërë të ditur se punëtorët e ndërmarrjes do të kenë uniforma të reja pune, për të cilat janë investuar 3.8 milionë denarë./Telegrafi/