Për shkak të krizës së pandemisë COVID-19, rregullat e stabilitetit për vendet anëtare të Bashkimit Evropian u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Kjo situatë nuk do të ndryshojë deri në fund të vitit 2022.
Komisioni Evropian dëshiron t’i shfuqizojë rregullat e deficitit dhe borxheve për vendet anëtare të BE edhe në vitin e ardhshëm.
Kjo u njoftua nga KE-ja gjatë ditës së mërkurë.
Në bazë të parashikimit të fundit të KE-së për koniunkturën ekonomike, u vendos të bëhet një përjashtim përkatës edhe për vitin 2022. Pritet që rregullat e deficitit dhe borxhit të rihyjnë në fuqi në vitin 2023.
Rregullat evropiane për deficitet buxhetore dhe borxhi i përgjithshëm i vendeve anëtare u pezulluan për herë të parë në mars të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë COVID-19. Synimi me këtë hap ishte që qeveritë të kishin mundësi të stimulonin me programe ndihme ekonominë, pa pasur frikë për sanksione nga Brukseli.
“Ne inkurajojmë shtetet anëtare të vazhdojnë të ndjekin një politikë fiskale mbështetëse këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, tha zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis.
Qëllimi është të ruhen investimet publike, në mënyrë që të stimulohet rritja ekonomike.
Sidomos për vendet e zhytura në borxhe të thella, megjithatë, është e nevojshme “një përzierje e shëndetshme e shpenzimeve”, e cila përqendrohet në investime dhe “mban nën kontroll shpenzimet e tjera”.
Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes ka për synim të garantojë siguri financiare në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar Evropian. Sipas tij, deficitet buxhetore të vendeve anëtare normalisht nuk duhet të kalojnë 3 për qind të prodhimit ekonomik. Borxhi i përgjithshëm nuk duhet të kalojë 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
Kur shkeljet e deficitit vazhdojnë, vendet anëtare përballen me sanksione nga Brukseli. Janë të mundura gjoba deri në 0.2 përqind të prodhimit ekonomik, të cilat mund të arrijnë deri në miliarda. Edhe paratë nga fondet strukturore prej miliarda dollarësh mund të shkurtohen. Sidoqoftë, procedura është e gjatë dhe e vështirë dhe BE deri sot nuk ka vendosur asnjëherë ndonjë gjobë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania