LAJMI I FUNDIT:

BE-ja parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia COVID-19

BE-ja parashikon rënie më të madhe ekonomike nga pandemia COVID-19

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian parashikon që ekonomia e bllokut do të tkurret më shumë sesa pritej më parë, për shkak të pandemisë COVID-19, e cila, për disa muaj, ka bllokuar bizneset dhe jetën publike.

Ekonomia e BE-së do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit, përpara se të rritet për 5.8 për qind më 2021, thuhet në parashikimin e Komisionit Evropian.

“Rruga për rikuperim është ende me pasiguri. Kjo është kryesisht e lidhur me pasigurinë epidemiologjike”, tha komisionari evropian i Ekonomisë, Paolo Gentiloni.


Në parashikimin e mëparshëm, të publikuar në muajin maj, kur pjesa më e madhe e kontinentit ishte ende e izoluar, Prodhimi i Brendshëm Bruto parashihej të tkurrej për rreth 7.5 për qind këtë vit dhe të rritej për 6 për qind vitin e ardhshëm.

Gentiloni tha se sfida më e madhe e BE-së në muajt në vazhdim do të jetë gjetja e balancës së duhur midis domosdoshmërisë për të rihapur ekonomitë e BE-së dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

“Ne duhet të jetojmë me rrezikun e shpërthimeve lokale që mund të çojnë në rivendosje të izolimeve lokale, të cilat e ngadalësojnë rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, mbi 178 mijë njerëz kanë vdekur në Evropë, pasi janë diagnostikuar me COVID-19. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Kalo në kategori